Ish kampioni i botës me Italinë, Andrea Pirlo, ka dhënë mendimin e tij për skuadrat favorite në Ligën e Kampionëve.

Për Pirlon, Juventusi, Liverpooli, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munich, janë skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon.


Befasi në përzgjedhjen e Pirlos është mungesa e Real Madridit, kampionëve në fuqi të kësaj gare. “Juvenusi së bashku me Liverpoolin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Bayern Munichun”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia i pyetur për skuadrat favorite për titull.

Pirlo 39 vjeçar është pensionuar nga futbolli në vitin 2017, pas një karriere të suksesshme te skuadrat si Milan e Juventus.


Previous Next