Trajneri i Belgjikës nuk e ka ndërmend të ndërrojë ambient.

Shumë emra janë përfolur që do të mund ta zëvendësojnë Julen Lopeteguin në stolin e Real Madridit. Një ndër ta është edhe Roberto Martinez, i cili aktualisht është pjesë e kombëtares së Belgjikës.


Por kur është pyetur nga gazetarët nëse ka mundësi që të nënshkruajë me Real Madridin, spanjolli është përgjigjur shkurt: “Ju lutem mos humbni kohë pa nevojë”. Kjo deklaratë e tij lë të kuptohet që pas Antonio Contes, as Martinez nuk do të marrë drejtimin e madrilenëve. Aktualisht trajner i Realit është Santiago Solari.

Previous Next