“Fenomeni” Ronaldo mbrëmë ishte rikthyer në “Santiago Bernabeu”.

Është rast i rrallë, kur presidentit të një ekipi i ofrohet një mirëseardhje kaq e ngrohtë. Për madrilenët, Ronaldo ishte “armiku” i ditës, por edhe ish- sulmuesi që po rikthehej në shtëpi pas disa muajsh larg.


Që kur u largua nga futbolli, braziliani e kishte ëndërruar këtë moment, të ulej pranë Florentino Pérez si president i një klubi. Dhe ky moment ishte mbrëmë! “Fenomeni” mbërriti në “Santiago Bernabeu” i shoqëruar nga Carlos Suarez , ish-kreu i Valladolidit, dhe disa këshilltarë të ekipit. Ai ndihej si në shtëpi… U dhuroi buzëqeshje dhe përqafime të gjithë personave në tribunë, por kësaj here si “armik”, edhe pse madrilenët e kanë të vështirë ta shohin si të tillë. Si lojtarë, gjatë qëndrimit nga 2002-2007 ishte një triumfator, por mbrëmë si president, ai ishte humbësi.


Previous Next