Sulmuesi kilian pritet të mungojë më shumë se një muaj.

Sikur mos të mjaftonte forma e dobët që po kalon te Manchester United, tani Alexis Sanchez ka telashe edhe me lëndimet. Sulmuesi është lënduar dje në stërvitje dhe trajneri Jose Mourinho ka konfirmuar që ai nuk pritet të kthehet deri në fillim të vitit tjetër.


“Sanchez ka pësuar një lëndim serioz, nuk dua ta jap ndonjë datë se sa do të qëndrojë jashtë fushave ai, por sipas përvojës sime nuk pres që të kthehet deri në fillim të vitit tjetër”. “Ende nuk kemi kryer ekzaminimet. Por Sanchez e di se këto lëndime kërkojnë më shumë kohë për t’u rikuperuar”, theksoi Mourinho.

Previous Next