Ish-mesfushori i Arsenalit, Paul Merson, e ka zgjedhur shqiptari me nënshtetësi zvicerane të Liverpoolit, Xherdan Shaqirin, si transferimin më të mirë të sezonit, për shkak të çmimit të ulët të tij.
“Shaqiri është i pari që më erdhi në mendje, dhe ndoshta dikush do të më vrasë sepse do të ketë ndonjë lojtar tjetër që ka bërë më shumë.


Por, për çmimin që pagoi Liverpooli për të dhe për mënyrën se si ai ka arritur të përshtatet, mendoj se ka bërë punë shumë të mirë”, ka thënë Merson.

“Unë nuk mendova se ai do të përshtatej menjëherë me sistemin e tyre sepse përkushtimi i tij ndaj punës është vënë në dyshim në të kaluarën, por tani ai e ka ngritur nivelin e tij. Ai më ka bërë më shumë përshtypje sesa që mendoja”. “Mendoj se ka qenë një gjë shumë e mirë të punojë me Jurgen Klopp. E kemi parë Kloppin duke i bërtitur kur nuk luante aq mirë dhe ai i është përgjigjur menjëherë me gola”, deklaroi Merson.


Previous Next