Në sondazhin e kryen në Itali nga “European Football Benchamrk” kanë marrë pjesë 34 milionë përsona, nga të cilët 19 milionë ishin popullsi mbi 18 vjeç.

Sondazhi kishte të bënte me numrin e skuadrës më të pëlqyer në Itali dhe asaj më të urryerës.


Juventusi është konfirmuar si skuadra më më shumë tifozë duke marrë shumicën e votave. Bardhezinjtë ndiqen nga Milan me 19 % dhe Inter po me këtë kuotë. Për sa i përket skuadrës më të urryer e kryeson Inter me 40% duke u ndjekur nga Juventus dhe Milan. Një sondazh është bërë edhe për ekipet më simpatike ku befasia është se kryeson Fiorentina me 30%. Më poshtë edhe tabela e plotë e përqindjeve:

Skuadrat më të pëlqyera: 1- Juventusi -39% 2- Milan -19% 3- Interi -19% 4- Napoli -15% 5- Roma -13% 6- Fiorentina, Torino, Lacio, Cagliari me nga 4% - Skuadrat më simpatike: 1-Fiorentina -30% 2- Atalanta -27% 3- Roma -24% 4- Napoli -22% 5- Lacio -21% - Skuadrat më të urryera: 1-Interi -40%) 2- Juventus -38% 3- Milan-32% 4- Napoli- 30% 5- Lacio -26%

Previous Next