Sulmuesi i Real Madrid duket se ka gjetur ngjashmëri mes Santiago Solari dhe Zinedine Zidane.
Borja Mayoral, që aktualisht është tek Levante në formë huazimi, ka komentuar skuadrën që mbanë kartonin e tij. Lojtari ka komentuar kohën kur ai luante nën urdhrat e Solarit, tek të rinjët e Real Madrid. “Ishte ndjenjë shumë e mirë. Ai është shumë i afërt me lojtarët; ngjashëm sikur Zidane.
Është i mirë me menaxhimin e skuadrës, gjë që vlerësohet nga Madridi. Jam i lumtur për të dhe më vjen mirë që klubi i besoi” ka thënë sulmuesi për “AS”. Gjithashtu ai u pyet nga “AS” për fjalët e Solarit, kur trajneri thoshte se Mayoral mund të luaj në “Bernabeu”. “Po më kujtohet. Ai e tha këtë pas një ndeshje në Ligën e të rinjve. Fakti se trajneri aktual i Real Madrid e ka thënë këtë më jep shumë vetëbesim” ka përfunduar lojtari.