Kosova të dielën do të mësojë grupin e saj të kualifikimeve për Euro 2020.

Kosova pas suksesit në Ligën e Kombeve është ngritur për një vazo, pra do të jetë në vazon e pestë të kualifikimeve për Europian Kosova do të mësojë të dielën kundërshtarët e radhës për Euro 2020.


Pasi që ka fituar Grupin e 3 të Ligës D te Kombeve, Kosova do të short në pesë grupet e para me nga pesë skuadra ku bëjnë pjesë fituesit e katër grupeve të gjithsecilës ligë të Kombeve. Kështu sot, presidenti i FFK-së, Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, trajnerin e kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxherin e kombëtares, Bajram Shala, kanë udhëtuar sot për në Dublin, ku të dielën në orën 12:00, do të bëhet tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020. Në short do të jetë i pranishëm edhe përzgjedhësi Bernard Challandes. Kosova falë suksesit të arritur në Ligën e Kombeve, në këtë short është vendosur në vazon e pestë. Vlen të theksojmë se Kosova në short do ti bie gjithsësi njëri prej fituesve të Ligave të Kombeve si; Anglia, Portugalia, Zvicra, Holanda dhe Belgjika si skuadra që ka përfunduar e dyta në Ligën A të Kombëve me pikë më së shumti. Ndërkohë nga vazo dy Kosova do të mund të shortohet me Ukrainën, Danimarkën, Suedinë dhe Rusinë si skuadrën e dytë më të mirë nga Liga B. Nga fituesit e grupeve të Ligës B të Kombeve Kosova nuk mund të takohet vetëm me Bosnje Hercegovinën. Nga vazo tre kundërshtarë të mundshëm të Kosovës janë: Skocia, Finlanda, Norvegjia dhe Bullgaria si më e mira në pozitën e dytë në Ligën C.


Nga kjo vazo Kosova nuk mund të shortohet me Serbinë. Në vazon e katër ka shumë skuadra që Kosova mund të shortohet në to, edhe Shqipëria. Nga kjo vazo përjashtohet vetëm Gjeorgjia, e cila është fituese e Ligës D te Kombeve. Kombëtaret që mund të shortohen me Kosovën nga kjo vazo janë: Hungaria, Rumania, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Qipro, Estonia, Sllovenia dhe Lituania.

Previous Next