Futbollisti spanjoll nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin e ri të skuadrës.

Me ardhjen e Santiago Solari, janë disa futbollistë që nuk po gjejnë më hapësirat, si dikur. Njëri nga këta, është edhe Isco.


Reprezentuesi i Spanjës nuk është në formën më të mirë dhe pas ardhjes së trajnerit argjentinas gjërat janë përkeqësuar aq sa në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Romës, nuk ishte as në stol.

Që kur Solari është nën drejtimin e klubit, Isco ka luajtur vetëm 61 minuta në La Liga, shifër mjaft e ulët për një futbollist si ai. Gjithsej, gjatë këtij sezoni, spanjolli numëron 13 sfida, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim. Nëse kjo situatë vazhdon në këtë mënyrë, me Iscon që mund të vazhdojë t’i shohë ndeshjet nga stoli, apo dhe nga tribuna, mund të ndodhë që ai të kërkojë të largohet nga Santiago Bernabeu.


Ndërsa Santiago Solari ka zbuluar se përse e la në stol Isco Alarconin në Ligën e Kampionëve ndaj Romës. Ai ka thënë se ai e la në stol iso Alarconin në fitoren ndaj Romës, për një arsye specifike. “Ta lë jashtë Iscon, ishte një vendim specifik, në një moment specifik”, tha pas ndeshjes Solari, “Trajnerët marrin vendimet dhe kjo është. Vendimet gjithmonë janë sportive, nuk kanë të bëjnë asgjë personale. “Startuesit dhe zëvendësuesit, janë dy pjesë të ndryshme. Lojtarët janë këtu për të dhënë gjithçka dhe ta japin 100% në mënyrë që të zgjidhen”, ka shtuar Solari, duke bërë me dije se Isco është jashtë formës.

Previous Next