Ish-mesfushori i Barcelonës ka lavdëruar lojtarin brazilian.

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka deklaruar që kur e sheh Arthurin duke luajtur i kujton veten. Braziliani iu bashkua Barcelonës nga Gremio këtë verë dhe deri më tani ka habitur të gjithë me paraqitjet e mira që ka bërë në mesfushë.


Xavi që aktualisht është pjesë e Al Sadd në Katar, thotë se e përcjellë me shumë interes mënyrën sesi Arthur po luan te Barça. “E shoh veten teksa e përcjelli Arthurin në televizor”, thënë Xavi për Catalunya Radio. “Ai mendon shpejt, është një talent i lindur, por mbi të gjitha, ai ka hapësirë të madhe për t’u përmirësuar më shumë”. “Arthur është një lojtar i pjekur dhe e shoh që ka ende shumë gjëra të reja për të na shfaqur nga potenciali i tij”, ka përfunduar ai.

Previous Next