Donis Avdijaj dhe Arbër Zeneli kanë shkëlqyer në Kupën e Holandës, duke shënuar dy gola, respektivisht një.

Yjet e Përfaqësueses së Kosovës kanë qenë protagonist në fitoret e skuadrave të tyre.


Donis Avdijaj ka kontribuar me dy gola në fitoren e Willem II ndaj Spakenburg. Willem II e fitoi këtë ndeshje 5:0, ndërsa Avdijaj shënoi në minutat 53’ dhe 59’. Golin në Kupën e Holandës e ka gjetur edhe Arbër Zeneli.Zeneli ka shënuar në minutën e 49’ në fitoren 1:3 të Heerenveen në udhëtim te Groene Ster.

Previous Next