Lajmi zyrtar për emrin e fituesit të Topit të Artë do të jepet javën e ardhshme por sipas radios spanjolle “RadioEstadio” fitues i saj është kroati Luka Modric.

Sipas mediave iberike, kroati, nënkampion bote, ka arritur të thyejë hegjemoninë 10-vjeçare të dyshes Cristiano Ronaldo-Lionel Messi.


Kroati Modric ka grumbulluar më shumë pikë, por surpriza më e madhe është podiumi i Topit të Artë, pasi nuk janë as Kylian Mbappe e as Raphael Varane, dy francezët kampionë bote. Sipas “RadioEstadio”, i dyti është klasifikuar Cristiano Ronaldo e pas tij francezi tjetër, sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann. Kurse Lionel Messi nuk është as në 5 më të mirët. Kujtojmë se Modric ka rrëmbyer deri më tani gjitha çmimet individuale për vitin 2018, atë të UEFA-s, FIFA-s, GQ, dhe GOAL50.

Previous Next