Finalja e dytë e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors është anuluar përsëri, dhe ende nuk dihet sigurt se kur do të zhvillohet.

Ndeshja është paraparë që të zhvillohej mbrëmë, mirëpo autobusi i skuadrës së Boca Juniors është sulmuar nga tifozët e River Plate me gurë dhe gjëra të ndryshme duke krijuar skena kaotike.


Ndeshja u shty për t’u zhvilluar sonte, mirëpo Conmebol ka vendosur që ndeshja të anulohet. Në vazhdim pritet të ketë më shumë informacione lidhur me datën e ndeshjes së fundit të finales mes klubeve nga Argjentina.

Previous Next