Ajax dhe Bayern Munich kanë barazuar me rezultatin 3-3 në "Johan Cruijff Arena", e vlefshme për UEFA Champions League.

Gjashtë gola, dy kartona të kuq, shumë tension dhe një garë që tregonte shpirtin luftarak të Ajaxit të dikurshëm të viteve 80’të kur e fitonte Ligën e Kampionëve.


Ndeshja ishte me një ritmi shumë të lartë me të dyja skuadrat të cilat kërkonin golin që në fillim të ndeshjes. Të parin e arritën gjermanët me Lewandoëskin që shënoi në minutën e 13'. Pjesa e dytë ishte tërësisht një pjesë tjetër. Ishte Ajaxi që bënte presion dhe arriti që të barazoi në minutën e 61' me anë të Dusan Tadic pas një superaksioni të vendasve. Gjërat dhe tensioni bëri që në minutën e 67' me karton direkt të kuq të ndëshkohet Maximilian Woeber, ndërkaq në minutën 75 me karton direkt të kuq ndëshkohet edhe Thomas Muller. Këtu fillon edhe drama. Në minutën e 81-', Boateng shkakton penallti ndaj Dollberg, të cilën në gol e shndërron Dusan Tadic në minutën e 82'. Mysafirët nuk dorëzohen dhe barazojnë rezultatin me Robert Lewandowskin në minutën e 87'. Bayern kalon në epërsi pas 3 minutave, kësaj radhe është Coman i saporikthyer nga lëndimi në minutën e 90'. Holandezët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në minutën e 4 shtesë të takimit. Pas këtij rezultati Bayerni renditet në vendin e 1 me 14 pikë, ndërsa Ajax në vendin e 2 me 12 pikë.


Previous Next