Ronaldo Nazario vazhdon ta mbajë një rekord të madh në futboll.

Ronaldo Nazario e fitoi Topin e parë të Artë në vitin 1997, atëherë kur ishte në kulmin e karrierës. Legjenda braziliane është ende lojtari më i ri që e ka fituar çmimin më të madh individual për një lojtar, pasi atë e kishte fituar në moshën 21-vjeçare.


Nuk kishte shumë kohë që Ronaldo kishte kaluar te Interi nga Barcelona, arriti ta fitonte Topin e Artë me vlerësimin prej 222 pikë, plot 154 më shumë se rivali i tij më i afërt, Predrag Mijatović i Atletico Madrid dhe 159 pikë më shumë se shoku i ardhshëm i ekipit, Zinedine Zidane. Kështu, braziliani me siguri është ende krenar që vazhdon ta mbajë këtë rekord të madh dhe të çmuar edhe pas pensionimit të tij.

Previous Next