Kishte thashetheme për marrëdhënie të acaruara mes Jose Mourinho dhe një pjese të konsiderueshme të futbollistëe të Manchester United.
Dhe mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Eric Bailly ishte njëri prej atyre që nuk shihej në sy me ish-trajnerin portugez, madje përflitej për një transferim larg “Old Trafford”. Por, Bailly ka thyer heshtjen tashmë pas shkarkimit të Mourinho's, duke zbuluar të vërtetën prapa skenave në lidhje me marrëdhënien mes të dyve.
“Çfarë do që mund të thonë, unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës personiit që më dha shansin të debutoja në Old Trafford. Faleminderit për atë që më ke mësuar. Paç fat trajner”, shkruajti Bailly në një postim të publikuar në “Instagram”, tekst ky që shoqëronte një fotot të mbrojtësit përkrah portugezit Mourinho. Bailly ishte blerja e parë e Mourinho's kur mori drejtimin e “Djajve të Kuq”, duke blerë mbrojtësin nga Villarreal për shumën e £30 milionë.