Barcelona me katër fitore dhe dy barazime është renditur në vendin e parë në grupin B, duke lënë pas Tottenhamin dhe Interin, që kanë arritur nga tetë pikë, por me anglezët që kalojnë tutje.
Katalanët në shortin e 1/8 së finales që do të hidhet të hënën në Nyon të Zvicrës, do të jenë në vazon e vendeve të para, dhe kundërshtarët më të lehtë të tyre mund të jenë Schalke dhe Roma.
Edhe pse në letër Schalke duket kundërshtar më i lehtë, Barcelona preferon që në 1/8 e finales të përballet me Romën, shkruan Mundo Deportivo. Lojtarët e Barcelonës vazhdojnë të kujtojnë eliminimin e dhimbshëm sezonin e kaluar nga Roma, ku u mposhtën 4:0 në ndeshjen e kthimit në ‘Olimpico’. Një përballje me Romën, do të ishte motivim shtesë për Barcelonën në këtë raund, për të kërkuar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Skuadrat tjera me të cilat mund të shortohet Barcelona janë dhe Liverpooli, Ajaxi, Lyon dhe Manchester United.