Klubet më të suksesshëm në vendet respektive do të sfidohen në finalen e Botërorit për Klube të FIFA-s këtë të shtunë (17:30).

Al Ain luan në shtëpi dhe do të kërkojë të befasojë kampionët në fuqi të Real Madrid.


Vetëm fitorja e marrë 3-0 kundër Tunis Esperance në raundin e dytë ka qenë bindëse për Al Ain. Nga ana tjetër, duhet thënë se vendasit i kanë nisur shumë pjesët e dyta në ndeshjet e luajtura në këtë kompeticion, duke realizuar brenda pesë minutave të para në të tri takimet e mëparshme të këtij edicioni të Botërorit për Klube. Pavarësisht nga kjo, Real Madrid mbetet favorit dhe e di shumë mirë se çfarë duhet bërë për të fituar ndeshje të tilla. Skuadra e Santiago Solari-t ka arritur të sigurojë finalen pasi ka mundur 3-1 japonezët e Kashima Antlers në gjysmëfinale. Heroi i atij takimi ka qenë Gareth Bale, i cili ka realizuar të tre golat e madrilenëve. Ajo ka qenë edhe fitorja e shtatë radhazi e arritur nga Real Madrid në Botërorin për klube që nga dhjetori i 2014-ës. Protagonistët e mundshëm - Caio ka shënuar golin e barazimit për Al Ain në ndeshjen kundër River Plate, duke e çuar atë takim te penalltitë. - Marcelo ka qenë krijuesi i dy golave prej tre golave të realizuar nga Bale kundër Kashimas. Statistika - Në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit të Real Madrid (në të gjitha kompeticionet), ata e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh ose kanë shënuar golin e parë. - Al Ain ka shënuar golin e parë në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit. - Në katër nga shtatë ndeshjet e fundit të Al Ain janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.


Previous Next