Pep Guardiola ka thënë se mesfushori i Barcelonës Sergio Busquets do të bëhet një ditë trajner.

Busquets bëri paraqitjen e 500-të me Barcelonën të dielën në barazimin 1-1 ndaj Atletico Madridit.


“Nuk ishte e lehtë për të, pasi ai filloi të luajë në pozitën e Yaya Toure, i cili pastaj erdhi këtu në Manchester City”, ka thënë Guardiola për Busquetsin. “Ajo çfarë ka arritur ai në karrierën e tij është për shkak të mençurisë së tij, ai është shumë i mirë”. “Ai duhet të jetë krenar. Të luash 500 herë për Barcelonën nuk është e lehtë. Shpresoj që ai do të vazhdojë të luajë edhe më shumë ndeshje, mirëpo nuk është tinejxher më”. “Herët apo vonë ai do të bëhet trajner. Ne do ta shohim atë si trajner”.

Previous Next