Thibaut Courtois ka komentuar rotacionin në formacion me Keylor Navasin.

Portieri belg ka folur pas triumfit në Kupën e Botës së Klubeve, ku ka komentuar edhe raportin me Keylor Navas. “E respektoj shumë Keylorin si dhe të gjithë lojtarët e tjerë këtu” ka thënë fillimisht Courtois.


“Asnjëherë nuk është mirë që të jesh në bankën rezervë. Besoj se as për Keylorin nuk është mirë” ka thënë tutje ai. “E shoh se ai stërvitet mirë. Nuk kemi raporte të këqija. Të gjithë portierët stërviten fortë” ka thënë ndër të tjerash ai. Kujtojmë se Navas ishte zgjedhja e parë tek Real Madrid, ku fitoi tri Liga të Kampionëve. Por, që nga ardhja e Santiago Solarit në krye të skuadrës, ai më nuk është në diskutim, pasi që vendin e ka fituar Courtois.

Previous Next