Dy herë tentoi Sir Alex Ferguson ta transferonte bomberin legjendar të Premier Leagues dhe po kaq herë ai i refuzoi.
Alan Shearer e urren Manchester Unitedin dhe ai thotë se emocionet e tij nuk kanë ndryshuar sot e kësaj dite. Sir Alex e kërkoi kur ai luante për Southamptonin dhe përsëri përpara se të largohej nga Blackburn te Newcastle.
Një tifoz e pyeti në “Twitter”, nëse ai ishte penduar që nuk kishte firmosur për United dhe 48-vjeçari i shkroi: “KURRË. Nuk i duroja atëherë dhe nuk i duroj as tani”. Shearer u largua nga Blackburn për rekordin botëror të 15 milionë £ në 1996 dhe luajti 10 sezone me Newcastle. Me klubin e zemrës nuk fitoi dot trofe, por shënoi 206 gola në 205 ndeshje.
——————————————————————
INFO:
Me rregullat e Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë -- Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on'. Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android).
——————————————————————
——————————————————————
——————————————————————
——————————————————————




