Pep Guardiola nuk e di nëse mesfushori Kevin De Bruyne do të jetë i gatshëm të përballet me Liverpoolin të enjten.

De Bruyne startoi nga minuta e parë në Premierligë për herë të parë në ndeshjen ndaj Leicester City – pasi vuante nga një lëndim i ligamentit në gju. “Unë nuk e di se si Kevin De Bruyne është,” tha Guardiola pas fitores së sotme 3-1 ndaj Southamptonit. “E di që nuk ka ndonjë goditje serioze, por nuk e di nëse ai mund të luajë të enjten”. Guardiola pranoi se do të jetë pothuajse e pamundur që City të ruajë titullin e tyre nëse humbin ndaj Liverpoolit, duke theksuar: “Natyrisht, mendoj se ata do të humbin pikë në vazhdim, por nëse ne nuk fitojmë të enjten, nuk do ta fitojmë titullin”, përfundoi ai.

Previous Next