Pep Guardiola ka mbrojtur rivalin për titull, Jurgen Klopp, pasi ky i fundit doli duke vrapuar në fushën e lojës pas golit të fitores të shënuar nga Liverpooli në sekondat e fundit ndaj Everton ditën e shtunë.


FA e ka akuzuar Klopp për sjellje anti-sportive, pasi është rrëmbyer nga emocionet në momentin e golit të Divock Origit në minutën e gjashtë shtesë.

Ai është futur me vrull në fushë duke festuar golin me portierin Alisson, dhe tani mund të dënohet nga FA. Guardiola ka kaluar një incident të ngjashëm gati 12 muaj më parë, ditën kur Raheem Sterling shënoi golin e fitores në kohën shtesë ndaj Southampton. “Edhe unë e kam bërë, ndaj Southampton, ka shumë emocione në ato momente”, shprehet Guardiola. “E di që kur e bëra nuk isha i lumtur me veten time më pas, kështu që e kuptoj Kloppin. Por ndonjëherë ndodh në një ndeshje emocionuese”, theksoi tekniku spanjoll.


Previous Next