Flamengo dhe Inter po negociojnë për Gabigol, me zikaltrit që e vlerësojnë 22 milionë euro brazilianin.

Por në këtë operacion mund të përfshihet edhe ylli i ri i klubit nga Rio de Zhaneiro, 18-vjeçari Lincoln. Në dialogun e sapo nisur mes dy klubeve është përfshirë edhe mbrojtësi i milanezëve, Miranda, i cili duket se ka dëshirë të kthehet në atdhe, por Spalletti e ka të vështirë ta zëvendësojë. Kështu, Marotta dhe Ausilio po punojnë që të gjejnë një zgjidhje me dy faza: shitja e Gabigol në janar te brazilianët dhe shtyrja e largimit të Miranda, duke i dhënë mundësinë Flamengo-s që të shtyjë shitjen e të shumëkërkuarit Lincoln.


Previous Next