Interi mund të detyrohet të heq dorë nga lojtari kryesor verën e vitit të ardhshëm.

Skuadra e trajnerit Luciano Spalletti, mund të detyrohet të shesë një nga lojtarët më të mirë të saj viteve të fundit, për t’iu përmbajtur rregullave financiare. ‘Calciomercato’ raporton se Inter mund ta shesë mbrojtësin Milan Skriniar, për t’iu përmbajtur rregullave financiere të ‘Fair Play’.


Inter ka nevojë për 50 milionë euro për të shmangur sanksionet nga UEFA, dhe shitja e reprezentuesit sllovak mund të mbulojë shumën e kërkuar. Skriniar aktualisht vlerësohet rreth 75 milionë euro, dhe për të kanë shfaqur interesim skuadra si Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona. 23 vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2017, kur ishte transferuar nga Sampdoria.

Previous Next