Drejtori sportiv Fabio Paratici raportohet se është takuar me homologun e Bologna-s Riccardo Bigon për transferimin e Moise Kean dhe Stefano Sturaro.

Teksa Massimiliano Allegri ka mohuar zërat se Kean do të largohej nga Juventus, italiani i ri nuk është aktivizuar nga trajneri i tij dhe kërkon të shkojë diku ku mund të luajë rregullisht.


Sipas Sky Sport, Paratici është takuar me Bigon së fundmi për të diskutuar transferimin e Kean pasi kuqeblutë janë të interesuar për lojtarin. Takimi është zhvilluar në Milano dhe mesa duket Juve mund të pranojë të lejojë Kean t’i bashkohet Bologna-s në merkaton e dimrit. Por është folur edhe për mesfushorin Stefano Sturaro, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në huazimin te Sporting Lisbon. Ky nuk ishte takimi i fundit, klubet pritet të takohen përsëri në fund të muajit.

——————————————————————


INFO!
Me rregullat e reja të Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, pasi janë reduktuar postimet e faqeve, duke ju dhënë përparësi postimeve të shokëve dhe grupeve, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë — Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on' (kjo e fundit - të njoftoheni për postimet). Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android) apo (iOS).


——————————————————————



——————————————————————



——————————————————————




——————————————————————



Previous Next