Milan dhe Barcelona janë në garë për qendër mbrojtësin e Chelsea, Andreas Christensen.

Lëndimi i Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen ka shtyrë skuadrën katalunase që të kërkojë me ngulm një qendër mbrojtës, dhe ta afrojë në skuadër qysh në afatin e janarit.


Nga emrat e fundit që është përmendur ka qenë ai i mbrojtësit danez të Chelsea, Christensen. Por, “Express”, raporton se mbrojtësi mund të shkojë në formë huazimi tek Borussia Monchengladbach, për herë të dytë. Skuadra gjermane thuhet se është e gatshme ta kryej këtë lëvizje qysh në afatin kalimtar të janarit. Christensen nuk po arrin ta bëj vendin e tij në planet e trajnerit Maurizio Sarri dhe ka bërë të ditur se është në kërkim të ndryshimit. Kujtojmë se danezi ishte lojtari i vitit tek Gladbach, në edicionin 206/17.

Previous Next