Pas shumë pritjeve të gjata, pas shumë ndeshjeve të zhvilluara në terrene jo të përshtatshme, Ujvara e Malishevës ndeshjet tani do t’i zhvillojë në një ambient modern.

Malisheva është bërë me stadium jashtëzakonisht modern për nivelin e Ligës së Dytë, aty ku skuadra e qytetit bën gara. Pas përmirësimit të infrastrukturës, skuadra synon plasman sa më të lartë në Ligën e Dytë për të kapur Ligën e Parë.


Previous Next