Klubi i futbollit nga Turqia, Istanbul Basaksehir, është duke menduar që ta transferojë yllin e Arsenalit, Mesut Ozil.

Ozil nuk është i kënaqur në kohën e fundit te Arsenali, ku në ndeshjen e fundit ndaj Tottenhamit në mesjavë në kuadër të Carabao Cup nuk u ftua fare nga trajneri, Unai Emery.“Mesut Ozil është një lojtar i shkëlqyer”, ka thënë presidenti i klubit turk, Goksel Gumusdag.. “Shpresoj që një ditë rrugët tona do të bashkohen në Basaksehir”.“Nëse ai dëshiron të bashkohet me ne po ashtu, atëherë ne do të bëjmë gjithçka për ta marrë atë”.


Previous Next