Cristiano Ronaldo ka vazhduar shkëlqimin e tij edhe në futbollin italian.
Portugezi ka qenë i jashtëzakonshëm me skuadrën e re, duke shënuar si dhe duke shërbyer për bashkëlojtarët e tij.
Ndeshja kundër Torinos do të jetë e fundit për Ronaldon si startues, para se t’i jepet kohë për pushim, në prag të festave të fundvitit. “Cristiano do ta humb një nga tri ndeshjet që ne i luajmë kundër Romës, Atalantës dhe Sampdorisë” ka thënë Allegri në konferencën për shtyp. “Derbi është i rëndësishëm. Torino po bëjnë mirë dhe ne duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive” ka thënë ai tutje. Cristiano deri më tani ka shënuar 10 gola në Serie A në 15 ndeshjet me Juventus, duke ndihmuar skuadrën që të jetë lidere në tabelë, me tetë pikë larg vendit të dytë.