Legjenda e Manchester Unitedit, Phil Neville, beson se francezi Paul Pogba mbetet mesfushori më i mirë në Evropë, përkundër që beson se ai nuk pati paraqitje mjaft të mirë gjatë 18 muajve të kaluar.

“Kur luan për Manchester Unitedit dhe flet për liri të shprehjes, futboll emocionues, duhet të dalësh në fushë dhe të shënosh gola, të luash me një buzëqeshje në fytyrë. E gjitha kjo fillon me trajnerin. Ole ka qenë shumë i lumtur dhe i ka thënë gjërat e duhura”, ka thënë Neville. “Ata e kishin lojtarin më të mirë në fushë, madje kur Pogba është në formë, ai është mesfushori më i mirë në Evropë. 18 muajt e tij të fundit në klub ishin të tmerrshëm, për shkak të marrëdhënies me trajnerin”. “Ai është lojtari më i mirë në klub dhe me paraqitje si kjo [në ndeshjen kundër Huddersfieldit], ai do të mund t’i shënojë 12-15 gola çdo sezon. Ai nuk e ka bërë këtë gjë deri tani në karrierën e tij, por mund ta bëjë tani”

Previous Next