Është bërë tërheqja e shortit të Ligës së Evropës.
Pas shortit të Ligës së Kampionëve, është hedhur edhe ai i Ligës së Evropës, ku skuadrat e mbetura kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Ekipe të mëdha si Inter, Chelsea, Arsenal, Napoli dhe Sevilla janë në mesin e favoritëve për ta fituar këtë vit trofeun e dytë më të rëndësishëm evropian. Interi do të ndeshet me skuadrën austriake, Rapid Viena, derisa Chelsea do të ketë përballë ekipin suedez Malmo. Short i lehtë edhe për Arsenalin që do të ndeshet me skuadrën nga Bjellorusia, Bate Borisov. Zurichu ku luajnë shumë futbollistë shqiptar, ka qenë i pafat në short, pasi do të ndeshet me Napolin. Short i vështirë edhe për Lazion e Valon Berishës dhe Thomas Strakoshës që ka për kundërshtar Sevillan. Ndeshjet e para do të luhen më 14 shkurt kurse ato të kthimit më 21 shkurt të vitit 2019. Çiftet: