Nga ora 12:00 Ka filluar tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Shorti do të tërhiqet në një ceremoni nga UEFA e cila do të mbahet në Dublin të Irlandës. Kosova gjendet në vazon 5 - Kosova gjendet në vazon 5 të shortit të kualifikimeve për Euro 2020 bashkë me kombëtaret tjera si: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Maqedonia, Gjibraltari, Kazakistani, Luksemburgu dhe Moldavia.


Kosova mund të caktohet në grup me secilën prej kombëtareve që gjenden nëpër vazot tjera, përpos me Serbinë (për shkaqe politike). Kosova mund të jetë në grup kualifikues edhe me Shqipërinë. Shqipëria gjendet në vazon 4 - Shqipëria gjendet në vazon 4 bashkë me Qipron, Estoninë, Gjeorgjinë, Greqinë, Hungarinë, Lituaninë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Slloveninë. Shqipëria mund të tërhiqet me cilën do prej kombëtareve në vazot tjera, përfshirë Kosovën. Rreth Euro 2020… - Euro 2020 do të mbahet më ndryshe kësaj radhe. Nuk do të jetë një, ose dy shtet që do të mirëpresin garën, por do të jenë 12 nikoqirë. Pra, stadiumet më të mira në 12 shtetet e Evropës do të jenë nikoqire të garës unikale për të cilën do të kërkojnë kualifikimin. 55 përfaqësuese do të kërkojnë të kualifikohen në garën më të madhe të përfaqësueseve dhe janë të ndara në gjashtë vazo. Shqipëria gjendet në vazon 4. Kosova gjendet në vazon 5. Në ngjarje janë prezent edhe përfaqësuesit e federatave nga vendet që janë pjesë e shortit. Është një e dielë jo e zakonshme kjo miq të dashur dhe simpatizues të flaktë të futbollit, përfaqësueses së Kosovës dhe kombëtares së Shqipërisë. Nga ora 12:00 ka filluar të tërhiqet shorti i kualifikimeve të Euro 2020 ku do të mësohet fati i Kosovës dhe Shqipërisë, në cilat grupe do të bëjnë pjesë dhe cilat do të jenë gjasat për t’u kuailfikuar në garën më të madhe të përfaqësueseve në kontinentin e vjetër.

Ndiqeni shortin LIVE:


Previous Next