Liverpool kanë treguar performancën e vitit, pikërisht në ndeshjen e fundit të vitit 2018.

Ata kanë demoluar skuadrën e Arsenal, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 5:1. Ishin Arsenal që realizuan golin e parë të takimit, me anë të Maitland Niles, në minutën e 11’, por që ishte gjithçka që “gunners” treguan. Liverpool u rikthye brenda pesë minutave për të realizuar dy herë me anë të Roberto Firminos (14’ 16’) dhe për të përmbysur gjithçka. Në minutën e 32’, pas asistimit të Mohamed Salah, ishte Sadio Mane i cili dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3:1. Për të vulosur rezultatin e pjesës së parë u përkujdes egjiptiani Salah, i cili penalltinë e fituar vet, e konkretizoi në gol. Në pjesën e dytë ishte edhe njëherë Firmino i cili u përkujdes për ta kompletuar het trikun personal dhe për të vulosur rezultatin e takimit. Braziliani realizoi nga pika e bardhë, kur po luhej minuta e 65’. Liverpool kështu grumbullojnë 54 pikë, 9 më shumë se Tottenham që pozicionohet në vendin e dytë 1 pikë më shumë se Man City, të cilët nesër përballen me Southampton.

Previous Next