Skuadra angleze po vazhdon të shkëlqejë në këtë stinor të Premier Ligës.

Liverpooli arriti një fitore të rëndësishme mbrëmë, teksa triumfoi në udhëtim ndaj Burnley me rezultat 3-1. Ndryshimet në formacion nga Jurgen Klopp vështirësuan lojën e The Reds, por inkuadrimi i Mohamed Salah dhe Roberto Firminos, ktheu gjithçka në rrugë të mbarë për ekipin nga Anfield.


Liverpool tashmë është në kuotën e 39 pikëve, pas 15 javësh të luajtura. Asnjë humbje për ta deri në këto momente, duke arritur plot 12 fitore dhe tre barazime. Fitorja e arritur mbrëmë ndaj Burnleyt, ka kompletuar rekordin historik për Liverpoolin, që shënon startin më të mirë të një stinori në historinë e klubit.

Previous Next