Real Betis po tregon formë të mirë edhe këtë sezon dhe drejtuesit e klubit po mendojnë të përforcojnë edhe më shumë skuadrën.

Objektiv i tyre janë lojtarë që e njohin mirë kampionatin spanjoll, teksa në shënjestër janë Fernando Llorente dhe Lucas Perez.


I pari pothuajse nuk luan fare me Tottenhamin dhe mund të pranojë ofertën Betisit i cili i garanton të ketë më shumë hapësira. Kurse Perez, mbetet një objektiv më i vështirë për t’u arritur, pasi West Hami nuk e lejon të largohet në huazim, por dëshiron ta shesë përfundimisht.

Previous Next