Trajneri i Gjermanisë po mendon që ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub.

Joachim Low nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të marrë drejtimin e një klubi. Trajneri aktual i përfaqësueses gjermane e pohoi këtë gjatë një interviste për ZDF, ku theksoi se nuk ka ndërmend që të tërhiqet. “Kam punuar më parë me klube dhe nuk kam ndërmend ta lë rolin e trajnerit. Kam kaluar pjesën më të madhe të kohës si trajner i kombëtares dhe do të vijë momenti që të mendoj se çfarë do të bëj pas kësaj”. “Personalisht jam i interesuar të marr drejtimin e një skuadre, por jo në Gjermani”, tha Joachim Low. Emri i Joachim Low është përmendur shpesh në media për një kalim të mundshëm te Real Madridi, me 58-vjeçarin që lë të hapur këtë mundësi. “Real Madridi është një klub interesant për çdo trajner”, u shpreh Low, i cili ka një kontratë me Federatën gjermane të Futbollit deri në vitin 2020.


——————————————————————


INFO!
Me rregullat e reja të Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, pasi janë reduktuar postimet e faqeve, duke ju dhënë përparësi postimeve të shokëve dhe grupeve, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë — Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on' (kjo e fundit - të njoftoheni për postimet). Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android) apo (iOS).


——————————————————————



——————————————————————



——————————————————————




——————————————————————



Previous Next