Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, duket i ringjallur nën urdhrat e trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer.

Pogba arriti që dy herë ta tund rrjetën e kundërshtarit, në ndeshjen e fundit të Manchester United për vitin 2018. Por, ishte një gjë që nuk i pëlqeu bashkëkombësit të tij, Claude Makelele, e kjo kishte të bëjë me festimet e Pogba pas golave. Këto festime, legjenda franceze e mesfushës i ka konsideruar si jo respektuese. “Festimet e tilla për mua nganjëherë kanë kuptimin se ti nuk e respekton kundërshtarin” ka thënë Makelele. “Është frustuese. Po flas për Pogba. Po të isha një lojtar do t’i thosha atij “Dëgjo, këtë bëje në dhomën e zhveshjes, jo këtu” ka thënë tutje francezi që dikur luante me Chelsean. “Je duke fituar me rezultatin 4:0 dhe po vallëzon në sytë e mi? Është frustuese” ka thënë ndër të tjerash Claude. Kujtojmë se Pogba nuk ishte aspak në formë në fillim të sezonit, kur skuadra drejtohej nga Jose Mourinho.

Previous Next