Manchester United është rikthyer tek fitorja në Premierligë, pas katër ndeshjeve që nuk njihej me të.

“Djajtë e kuq” arritën që ta mposhtin skuadrën e Fulham me rezultatin 4:1, në xhiron e 16-të të Premierligës. Serinë e golave në këtë takim e hapi mbrojtësi i majtë, Ashley Young, në minutën e 13-të të takimit. Në minutën e 28’, ishte mesfushori spanjoll, Juan Mata, ai i cili realizoi për 2:0.


3 minuta para fundit të pjesës së parë ishte Romelu Lukaku që caktoi fituesin e takimit kur shënoi për 3:0. Në pjesën e dytë, ishin vendasit që arritën të realizojnë një gol, në minutën e 67’, kur nga pika e bardhë i saktë u tregua Aboubakar Kamara. Krejt në fund, ishte Marcus Rashford që realizoi golin e fundit të takimit, dhe vendosi rezultatin përfundimtarë 4:1, në minutën e 82’. Me këtë fitore, United grumbullon 26 pikë dhe pozicionohet në pozitën e gjashtë të Premierligës.

Previous Next