Milan është befasia më e madhe e fazës grupore në Ligën e Evropës.
Skuadra e Gennaro Gattuso është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi është mposhtur 3:1 në udhëtim te grekët e Olympiacos në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi baras 0-0, ndërsa e dytë solli ritëm të pabesueshëm të ndeshjes, ku u shënuan katër gola. Pape Abou Cisse në minutën e 60’, zhbllokoi ndeshjen kur shënoi për 1:0. Dhjetë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për vendasit, me Cristian Zapata shënoi autogol. Zapata arriti të përmirësonte gabimin, duke shënuar për 2:1 në minutën e 72’. Goli që ia mundësoi kualifikimin Olympiacos u realizua në minutën e 81’, me Konstantinos Fortunis, që shënoi nga penalltia. Renditja përfundimtare në grupin F:
Betis 12 pikë, Olympiacos 10, Milan 10, Dudelange 1.