Ylli i Borussia Dortmund Jadon Sancho është mësuar me jetën në Gjermani, megjithëse pranon se akoma nuk ka besim te berberët e vendit.
18-vjeçari është zbulimi i këtij sezoni, duke shënuar golin e fitores në triumfin 2-1 të Dortmund ndaj Schalke-s të shtunën duke ruajtur avantazhin ndaj ndjekësve.
Sancho ka zbuluar se paguan shumë për një qethje, teksa ndonjëherë udhëton deri në Angli për një qethje. “Nuk kam besim te berberët gjermanë, kështu që nuk i qeth flokët këtu,” shprehet ai për Mirror. “Kur qethem, marr berberin tim nga Anglia. I kam parë berberët gjermanë! “Jam besnik. Preferoj të mos qethem për tre muaj se sa të shkoj te berberët gjermanë.”
——————————————————————
INFO!
Me rregullat e Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, pasi janë reduktuar postimet e faqeve, duke ju dhënë përparësi postimeve të shokëve dhe grupeve, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë — Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on' (kjo e fundit - të njoftoheni për postimet). Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android) apo (iOS).
——————————————————————
——————————————————————
——————————————————————
——————————————————————