Së fundmi mësohet se Ernesto Valverde nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Arthur Melo.

“Marca” shkruan se lojtari nuk është stërvitur këtë të premte dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Barcelonës kundër Villarreal.


Braziliani mungoi gjithashtu edhe në ndeshjen kundër PSV Eindhoven, pasi kishte pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Atletico Madrid. Arthur i bashkohet listës me emrat që do të mungojnë, që përbehet nga: Luis Suarez, Thomas Vermaelen, Samuel Umtiti, Jasper Cillessen dhe Rafinha Alcantara. Nuk mund të ishte situatë më e keqe për skuadrën katalunase.

Previous Next