Mbrojtësi spanjoll i ka synimet e qarta pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Gerard Pique ka nisur të mendojë për largimin nga futbolli.Në fakt, mbrojtësi i Barcelonës, sipas Mundo Deportivos ka në plan të pensionohet në fund të sezonit tjetër, për të nisur një etapë të re në karrierën dhe jetën e tij, që do të vazhdojë të jetë e lidhur me futbollin. Pique ka ndërmend të kandidojë për president të Barcelonës në zgjedhjet e vitit 2021. Tërheqja nga futbolli i luajtur në verë të 2020-ës do t’i jepte mundësi që për thuajse një vit zhvillonte fushatën për t’u zgjedhur numri një i klubit, pas përfundimit të mandatit të Jose Maria Bartomeut.Pique planifikon që rreth tij të mbledhë ikonat e Barcelonës. Stolin dëshiron t’ia besojë dyshes Xavi-Iniesta.Për drejtimin sekretariatin teknik, Pique ka zgjedhur, Carles Puyol. Ish-kapiteni i Barcelonës ka njohuri të mira për tregun e futbollistëve.

Previous Next