Mali i Zi deri vonë ka qenë në Konfederatë me Serbinë dhe para një kohe i kanë ndarë rrugët.

Mali i Zi është shtet dhe tani e ka kombëtaren e saj, por serbët tani po çmenden dhe nuk mund të paramendojnë se kombëtarja e Kosovës në futboll do të shkojë në Podgoricë dhe do të luajë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.


Kosova do të ndeshet me Malin e Zi, në një shtet që ka mjaft serbë dhe sigurisht se kjo do t’i djeg shumë. Një farë portali serb ‘Kurir’ e ka titullin se Mali i Zi do të luajë kundër të ashtuquajturës Kosovë, por kjo nënkupton se Serbia po çmenden nga inati dhe nuk mund të pranojë një fakt, se fqinjët e tyre, malazezët do të ballafaqohen me Kosovën, shtetin më të ri në botë dhe të njohur ndërkombëtarisht dhe që po avancon gjithnjë e më shumë renditjen e përgjithshme të FIFA-s dhe po e rritë nivelin e lojës.

Previous Next