Drama mes Adrien Rabiot dhe Barcelonës e nisur në verë, po vazhdon edhe tash. Mesfushori francez e ka kërkuar me ngulm një kalim në “Camp Nou”, mirëpo nuk është liruar nga skuadra e tij Paris Saint – Germain.


23 vjeçari është shumë i pakënaqur me situatën në skuadrën e drejtuar nga Thmoas Tuchel. “RAI” raporton se palët veçse kanë arritur marrëveshje dhe lojtari do të kalojë në Barcelonë në vitin 2019, si transfer i lirë. Rabiot ka pasur edhe një përplasje me trajnerin e PSG gjatë së mërkures, zënkë kjo që i kushtoi me lënie jashtë 11-shës startuese kundër Liverpool.

Previous Next