Real Madridi ka pësuar një humbje të thellë sonte në Santiago Bernabeu, nga CSKA e Moskës me rezultat 0-3 në Champions League.
Real Madridi ishte shumë më e mirë se skuadra ruse, por që nuk arrinin që ti konkretizonin rastet e shumta për gola, sidomos në minutat e parë të ndeshjes ku Asensio dhe Isco kishin mundësi ideale për të shënuar gola. Kështu pas një mori rastesh, rusët në minutat e fundit shënuan dy gola, fillimisht në minutën e 37' me Chalov dhe në minutën e 42' me Shchennikov. Në pjesën e dytë Real Madridi tentoi për të shënuar gol por prapë nuk i konkretizoi rastet e krijuara dhe në minutën e 73' Sigurdsson për rezultatin 0-3. Pas kësaj humbjeje Real Madridi renditet në vendin e 1 me 12 pikë, ndërsa CSKA në vendin e fundit me 7 pikë.