Real Madrid ka siguruar kalimin në finale të Kupës së Botës për Klube duke e mundur 3:1 në gjysmëfinale skuadrën nga Japonia, Kashima.
‘Los Blancos’ që janë kampion në fuqi të kësaj gare, kanë mposhtur me lehtësi skuadrës nga Japonia, në një ndeshje ku në formën më të mirë ishte Gareth Bale, që shënoi tre gola.
Ylli uellsian golin e parë të ndeshjes e shënoi në minutën e 44’, për 0-1. Bale arriti të realizonte edhe dy herë në pjesën e dytë, në minutat 53’ dhe 55’, për 0-3. E gjitha çka bëri skuadra nga Japonia ishte një gol i shënuar nga Doi, në minutën e 78’ të ndeshjes, për 1:3. Real Madrid të shtunën do të kërkojë mbrojtjen e titullit, ku takohen me Al Ain, skuadra kjo nga Emiratet e Bashkuara Arabe.