Talenti spanjoll do t’i bashkohet skuadrës së Santiago Solarit.

Talenti i Manchester City, Brahim Diaz, do të transferohet në Spanjë në afatin kalimtar të janarit. Real Madridi dhe Manchester City janë pajtuar për transferimin e Diaz në Santiago Bernabeu që në fillimit të vitit 2019, edhe pse kontrata e tij skadon në qershor. Kampionët e Evropës janë gati të paguajnë 15 milionë euro, plus bonuset, në mënyrë që ta marrin 19-vjeçarin në janar. Diaz do të nënshkruajë me madrilenët një kontratë gjashtë vjeçare dhe do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon.

Previous Next