Kampionët e Evropës kërkojnë të përforcojnë ekipin me lojtarë të rinj.
Real Madrid është një prej skuadrave më të fuqishme në botë, por duket se tani ka ndryshuar disi strategji dhe mendon më shumë për lojtarët e rinj dhe me perspektivë.
Kampionët e Evropës kanë treguar se janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të konsiderueshme vetëm e vetëm që të transferojnë lojtarë të rinj dhe që mund të ofrojnë shumë për të ardhmen. Në afatin kalimtar të janarit, drejtuesit e Realit kanë një mision të ri. Bëhet fjalë për lojtarin e Manchester Cityt, Brahim Diaz.
19-vjeçari është i pakënaqur dhe deri më tani nga minutazhi që i ka dhënë Pep Guardiuola aq sa mesfushori ka refuzuar deri më tani tre oferta rinovimet që i ka propozuar klubi anglez. Reali do të përfitojë nga kjo situatë, duke ditur se lojtarit i përfundon kontrata në qershorin e vitit të ardhshëm. Sigurisht, për të evituar konkurrencën e skuadrave të tjera, të cilat i kanë pikasur cilësitë e Diaz, janë gati që të ofrojnë 10 milionë euro që në janar.