Kur kanë mbetur pak orë para ndeshjes së kthimit finale të Copa Libertadores në mes skuadrave argjentinase River Plate dhe Boca Juniors, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka marrë vendimin në lidhje me këtë sfidë.

Ndeshja e dytë do të luhet më datën 9 dhjetor 2018 (të dielën), në orën 20:30 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në Madrid.


Pra, asnjë ndryshim dhe ndeshja e dytë finale e “Superclasico” do të luhet ashtu sikurse ishte parashikuar, jashtë Argjentinës (skuadrat kanë 3 ditë që ndodhen në Spanjë). CAS ka hedhur poshtë kërkesën e Boca Juniors që ndeshja e dytë finale të mos luhet dhe fitorja t’i jepej 3-0 në tavolinë, pas incidenteve që ndodhën dy javë më parë. Tifozët e River Plates sulmuan me sende të forta autobusin ku ndodhej skuadra e Boca Juniors, në kohën që po shkonte në stadiumin “Monumental”, duke bërë që kjo ndeshje të mos luhej, pasi disa futbollistë u lënduan. Ndeshja e parë e luajtur në “Bombonera” një muaj më parë u mbyll në barazim 2-2.

≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
INFOℹ
Me rregullat e Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë -- Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on'. Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android).




≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡

≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡

≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡

≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡

Previous Next